Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë.Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan nga pandemia.Bujqësia hyri në vitin e pestë të rënies më 2025, ndërsa industria në të tretin.Rënia e bujqësisë dhe industrisë në ekonomi është një sinjal negativ për zhvillimin afatgjatë të vendit, pasi këta dy sektorë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të prodhimit, punësimit dhe ekuilibrit tregtar të vendit.Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë rreth 16% të PBB-së në...