Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite. Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike Al-Bassami i tha Prodës se janë të interesuar ta thellojnë bashkëpunimin me Policinë shqiptare, jo vetëm në fushën e rendit dhe sigurisë publike, por në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Proda – Al-Bassamit: “Policia e Shtetit shqiptar ka prioritet shtrirjen dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me të gjithë partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese. Jemi të vendosur për të luftuar së bashku krimin e organizuar, terrorizmin, krimet ekonomike dhe kibernetike...