Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Proda takohet me homologun turk në Stamboll: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ndodhet në një vizitë në Stamboll, ku është takuar me homologun e tij turk, Mahmut Demirtaş. “Delegacioni shqiptar u prit në një takim miqësor dhe të ngrohtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, Guvernatori Mahmut Demirtaş, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Drejtues i Lartë Gökhan Demirtola, dhe Drejtori i Departamentit për Interpolin dhe Europolin, Drejtues i Lartë Mustafa Serkan Sabanca.”-bën me dije Policia përmes një komunikate për mediat. Në këtë takim, Demirtaş e përgëzoi Prodën për frymën e re të bashkëpunimit dhe vendosmërinë për të forcuar...