Proda inspekton në terren masat e sezonit turistik 2025

Proda inspekton në terren masat e sezonit turistik 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, inspektoi këtë të shtunë masat e marra për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik në qytetin bregdetar të Sarandës. I shoqëruar nga drejtues të lartë të policisë së kufirit dhe të qarqeve përkatëse, Proda zhvilloi një takim me forcat e rendit të angazhuara në terren, ku dha udhëzime të qarta për përforcimin e kontrolleve dhe rritjen e pranisë policore në zonat turistike. Gjatë inspektimit, Proda theksoi se “siguria është pasaporta jonë”, duke kërkuar monitorim të vazhdueshëm të plazheve, kontrolle të rrepta ndaj mjeteve lundruese dhe tolerancë zero ndaj zaptimit të hapësirave...
Burimi: Kohajone.com