Procesi i rinumërimit për qarkun Fier, PS ruan avantazhin e thellë, ja çfarë rezultoi nga rihapja e kutive të para

Procesi i rinumërimit për qarkun Fier, PS ruan avantazhin e thellë, ja çfarë rezultoi nga rihapja e kutive të para

Pas rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës sot ka nisur zyrtarisht rinumërimi i votave në Qarkun Fier. Pikërisht sot ishte dita e parë e rinumërimit të votave për Qarkun e Fierit dhe procesi zhvillohet në ambientet e stadiumit “Farie Hoti” në Tiranë. Bazuar në të dhënat e ditë së sotme të publikuara nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, nga hapja e 230 kutive PS merr plus 22 vota. Partisë Demokratike-ASHM i janë hequr 69 vota si të marra më 11 maj e ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 5 vota më shumë nga sa i takojnë.
Burimi: Sot.com.al