Procedohen penalisht 24 persona për protestën e ditës së martë
Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të mërkurë procedimin penal të 24 personave gjatë protestës të zhvilluar ditën e martë si dhe vendosjen e 28 masave administrative gjatë dy ditëve të fundit, bazuar në Aktin Normativ nr.5, të miratuar nga qeveria më 28 tetor. Ndërkohë është raportuar se gjatë protestës së djeshme janë dëmtuar edhe dy punonjës policie. Gjatë tubimit të djeshëm, protestuesit tentuan të qëndronin në bulveardin “Dëshmorët e Kombit”, por policia ndërhyri për t’i larguar. Pas ndërhyrjes së policisë u krijuan tensione të forta mes tyre dhe protestuesve, që pasoi në shoqërimin e dhjetëra prej këtyre të fundit. Përmes Aktit Normativ, qeveria ndryshoi ligjin “Për tubimet”, duke zgjeruar kompetencat e policisë për kufizimin e protestave dhe ndëshkimin e pjesëmarrësve, pavarësisht nëse janë përfshirë...
Burimi:
gijotina.com