Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Probleme me pajisjen e identifikimit në Peqin, regjistrimet realizohen manualisht
👁5016
Në qendrën e votimit 2275/01 në Peqin janë raportuar probleme me pajisjen e identifikimit biometrik, duke shkaktuar vonesa në procesin zgjedhor. Për shkak të kësaj problematike, komisionerët janë detyruar të kryejnë regjistrimet manuale të zgjedhësve. Ndërkohë, procesi zgjedhor vazhdon, dhe autoritetet janë në dijeni të situatës për të mundësuar një vazhdim normal të votimeve.