Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
👁8043
Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në fakt është penalltia e parë që ai pret në një ndeshje të kombëtares shqiptare. Para goditjes së 11-metërshit, Strakosha u konsultua me trajnerin e portierëve të kombëtares, Ilir Bozhiqi. “E pyetja çfarë mendimi kishte, ma tha dhe pastaj mora vendim dhe vetë”, tha Strakosha. Ai zbuloi edhe çfarë i kishte thënë Bozhiqi. “Të qëndroj në vend”, citoi Strakosha për Klan Kuqezi. Sipas portierit kuqezi, Shqipëria u zgjua shumë vonë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje. “U zgjuam vonë në pjesën e...