Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pritet takimi i Trump me Putin, Kremlini: do ndodhë në ditët në vijim. Zelenski: Dua të ulem me presidenti rus
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në ditët në vijim. Kështu bëri me dije ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov. “Me sugjerimin e palës amerikane, u arrit në parim një marrëveshje për të mbajtur një takim dypalësh në nivelin më të lartë në ditët në vijim, domethënë një takim midis Presidentit Vladimir Putin dhe Donald Trump.” Sipas zyrtarit rus, palët kanë filluar punën për organizimin, ndërsa java e ardhshme është caktuar si pikë referimi, por është e vështirë të thuhet se sa ditë do të zgjasin përgatitjet. Sa i përket vendtakimit, është caktuar, por do të njoftohet më vonë. Ndihmësi i Kremlinit tha se i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Ëitkoff, ngriti idenë e...