“Prishtina tingëllon më bukur me ju!”, Rama për Orkestrën e Kryeqytetit

“Prishtina tingëllon më bukur me ju!”, Rama për Orkestrën e Kryeqytetit

24 September, 2026 - 11:27 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e Orkestrës së Kryeqytetit, duke e cilësuar atë si një prej vlerave të reja artistike të Prishtinës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi talentin dhe punën e artistëve, duke shprehur mirënjohje të veçantë për Gencin dhe Gresën, si dhe për të gjithë pjesëtarët e orkestrës. “Orkestra e Kryeqytetit është krenaria jonë! Talent, kulturë dhe një identitet i ri artistik për Prishtinën”, ka shkruar Rama. Ai vlerësoi përkushtimin dhe pasionin e artistëve për zhvillimin e muzikës dhe kulturës në kryeqytet, duke theksuar se puna e tyre po i jep një dimension të ri skenës kulturore të Prishtinës. “Prishtina tingëllon më bukur me ju!”, ka përfunduar Rama./KultPlus.com