Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Prishtina përfitime ekonomike nga Sunny Hill
Festivali Sunny Hill ka sjellë më shumë se muzikë në Prishtinë, ka sjellë para, imazh ndërkombëtar dhe jetë për ekonominë lokale. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, përfitimi ekonomik vetëm për kryeqytetin është mbi 22 milionë euro. Festivali u zhvillua për tri net me radhë në Prishtinë. Yjet botërore si Dua Lipa, Shawn Mendes, DJ Peggy Gou dhe Anitta, që kanë mbi 210 milionë ndjekës të përbashkët në rrjetet sociale, e kthyen për disa ditë Kosovën në qendër të vëmendjes globale.Miliona adhurues të tyre, ndonëse jo fizikisht, e kanë dëgjuar emrin e Kosovës përmes këtij festivali.Por përtej famës, festivali solli ndikim konkret në jetën ekonomike të Prishtinës e disa qyteteve tjera të Kosovës.Taksistët përshkonin pa pushim rrugët drejt Bërnicës, ndërsa hotelet,...