Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Prishja e 11 ndërtimeve pa leje, dhjetëra forca policore, inspektorë dhe fadromat e IKMT drejt Thethit
Dhjetëra forca policore, inspektorë dhe fadromat e IKMT janë nisur drejt Thethit për prishjen e 11 ndërtimeve pa leje në qendër të fshatit. Operacioni është ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), si pjesë e një aksioni më të gjerë për të vendosur rend dhe kontroll mbi ndërtimet pa leje në zonat me status të veçantë mbrojtjeje. Megjithatë, deri me tani, mjetet e rënda të IKMT-së nuk kanë hyrë ende në qendër të Thethit, aty ku do të nisin prishjet. Forcat e rendit ndodhen në gatishmëri, ndërsa grupet e inspektimit po bëjnë...