Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Prioriteti i presidentit është t’i japë fund luftës në Gaza”, Shtëpia e Bardhë: I dërguari i Trump do udhëtojë në Doha për bisedime me Hamasin
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt tha se përfundimi i luftës në Rripin e Gazës është “prioriteti kryesor” i presidentit amerikan, Donald Trump, disa orë para se presidenti amerikan të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Uashington. “Prioriteti kryesor i presidentit për Lindjen e Mesme është t’i japë fund luftës në Gaza dhe të kthejë të gjithë pengjet”, tha Caroline Leavitt në një konferencë për shtyp. I dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të udhëtojë për në Doha këtë javë, ku po zhvillohen bisedime indirekte midis Izraelit dhe Hamasit, shtoi Leavitt. Trump do...