Burimi:
Gijotina.com

Prindërit e Ilaria Sulës për mediat italiane: Autori të dënohet me burgim të përjetshëm
👁4204
Prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares Ilaria Sula, e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, kanë folur për mediat italiane për ngjarjen tragjike. Ata kërkojnë që ai të kalbet në burg përjetë. Babai i Ilarisë tha se ajo nuk ishte një objekt, por një njeri me ëndrra, dhe ai që e vrau duhet të paguajë për këtë. Ilaria ishte një vajzë e shkëlqyer, e cila studionte për Statistikat Financiare dhe pritej të diplomohej në tetor të këtij viti. Një natë, kur vëllai i saj shkoi ta priste në stacionin e trenit, ajo nuk mbërriti....