Prifti rrëzohet nga çatia e kishës/ 63-vjeçari po bënte disa rregullime, dërgohet për mjekim në spital

Prifti rrëzohet nga çatia e kishës/ 63-vjeçari po bënte disa rregullime, dërgohet për mjekim në spital

Është rrëzuar nga çatia e kishës, një prift në Korçë. Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Mësohet se prifti Kristaq Viso ishte duke rregulluar çatinë e kishës ku shërbente. Burime nga spitali bëjnë me dije se prifti ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Burimi: Sot.com.al