Prifti që shpëtoi 101 myslimanë nga pushkatimi gjerman(Foto)

Prifti që shpëtoi 101 myslimanë nga pushkatimi gjerman(Foto)

Një prift pak i njohur i cili për hirë të së vërtetës, meriton të jetë hero! Bëhet fjalë për dom Zef Gilën. Nga informacionet që na jep dom Artur Jaku, prift i dioqezës së Shkodrës, pasi dom Zefi mbaron studimet në Romë, shugurohet meshtar nga Papa Piu XII. Në kohën kur lufta e Dytë Botërore tashmë ishte ndezur, do të vihej në udhëtim për në Shqipëri përmes Adriatikut ku siç e përshkruan vetë “nga lart qiellit bombardierët plumbues të aleateve, në det minat e siluret e nëndetseve që ndanin më dysh anijet n’udhëtim Itali-Shqipëri. Nxënësi dhe pasardhësi i dom Ndre Mjedes, meshtari që fliste 8 gjuhë të huaja nuk u kursye duke i shërbyer Zotit dhe besimtarve, madje pa dallim feje. Gjatë shërbimit të tij...