Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia
Ndërtoi pa leje në një sipërfaqe toke në zonën e mbrojtur të Drilonit, për të cilën pretendonte pronësinë, Policia e Pogradecit ka arrestuar Jetmir Muçllarin. Sipas uniformave blu të këtij qyteti, Muçllari akuzohet për veprat penale “shpërdorim i tokës” dhe “ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”. Ndërkohë bëhet me dije se IMT e Pogradecit kishte pezulluar punimet në këtë zonë një javë më parë, ndërsa Muçllari ishte përfshirë në një konflikt fizik me kryetarin e fshatit Tushemisht lidhur me këtë çështje.