Pretendon se është njeriu më i vjetër në botë, fermeri feston 125-vjetorin

Pretendon se është njeriu më i vjetër në botë, fermeri feston 125-vjetorin

Marcelino Abad Tolentino, një fermer i thjeshtë nga Peruja, festoi fundjavën e kaluar ditëlindjen e tij të 125-të mes buzëqeshjeve dhe shoqërisë së kujdestarëve të tij në një azil. Ndonëse nuk ka një certifikatë lindjeje, ai mban një kartë identiteti kombëtare të lëshuar nga shteti peruan që tregon se ai ka lindur më 5 prill 1900. I njohur me nofkën “Mashico”, Marcelino ka kaluar jetën e tij në mes të natyrës, duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme e të qetë, shkruan A2 CNN. Sipas qeverisë, kjo jetë mes florës dhe faunës së Huánuco-s ka kontribuar në jetëgjatësinë e tij...
Burimi: Javanews.al