Pretendoi se u rrah brenda komisariatit, policia përgënjeshtron qytetarin: Kërcënoi dhe sulmoi policët, kemi pamjet

Pretendoi se u rrah brenda komisariatit, policia përgënjeshtron qytetarin: Kërcënoi dhe sulmoi policët, kemi pamjet

Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me një denoncim në media, ku qytetari Emirion Mandreja, pretendonte se kishte qenë viktimë e një incidenti të ndodhur më 17 janar 2024 në Rrëshen. Në denoncimin për TVA News, ai kishte pretenduar se ishte dhunuar nga policët dhe shefi i komisariatit, Klodian Kondi. Blutë kanë sqaruar se shtetasi në fjalë ka shfaqur sjellje agresive dhe për këtë arsye është shoqëruar në komisariat, ku më pas ka reaguar me dhunë fizike, ofendime dhe kërcënime ndaj punonjësve të policisë. Kryekomisar Klodian Kondi dhe punonjësit e tjerë të pranishëm kanë depozituar kallëzim penal për...