Prespa, zona që po rilind nga turizmi

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

Turizmi i aventurës, sportet ujore, natyra, trashëgimia kulturore dhe magjia e liqenit të Prespës po tërheqin vizitorë të shumtë, të cilët gjejnë në këtë zonë përvoja unike eksplorimi. Investimi për ndërtimin e plazhit ekologjik publik në Zaroshkë, fshatit që shtrihet në krah të ishullit të Maligradit, e ka pasuruar ofertën turistike të Prespës. Plazhi ranor, mundësia për të ngritur kampingje, por edhe kulinaria e veçantë dhe traditat lokale, kanë krijuar një ambient mikpritës për të gjithë ata që zgjedhin Prespën për pushime. “Është një destinacion tjetër, ku njerëzit mund të vijnë e të shohin, të bëjnë plazh. Mund të parkojnë...
Burimi: Opinion.al