Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barišić
20 November, 2026 - 20:15 Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić. Gjatë takimit u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësia ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit. Presidentja vlerësoi Kroacinë si një vend mik dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e saj që nga vitet e luftës, njohja e pavarësisë dhe proceset e konsolidimit të shtetit. Ajo kujtoi gjithashtu kontributin e shqiptarëve në luftën për lirinë e Kroacisë, duke e cilësuar atë si një urë të rëndësishme miqësie dhe afërsie ndërmjet dy popujve dhe shteteve. Në takim, Presidentja vlerësoi edhe angazhimin e ambasadores Barišić në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe...
Burimi:
kultplus.com