Ambasada gjermane dhe UNICEF organizojnë shfaqjen e filmit “The Children”, në fokus dhuna ndaj fëmijëve
20 November, 2026 - 19:40 Në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, dhe UNICEF Shqipëri organizuan një shfaqje private të filmit “The Children”, me regji të Eduart Grishajt, duke sjellë në vëmendje çështjen e dhunës ndaj fëmijëve. Përmes historisë së një familjeje, filmi pasqyron mënyrën se si dhuna ndaj fëmijëve mund të mbetet e fshehur brenda mureve të shtëpisë, ndërsa pasojat e saj prekin jo vetëm viktimat, por edhe familjet dhe brezat e ardhshëm. Ambasada Gjermane, në një postim në rrjetet sociale, falënderoi regjisorin Eduart Grishaj dhe ekipin realizues për trajtimin e kësaj problematike, si dhe pjesëmarrësit në aktivitet për kontributin në diskutimin mbi parandalimin e dhunës. Gjatë takimit, ambasadori kombëtar i UNICEF-it për Fëmijët, Alban Skënderaj, rikujtoi...
Burimi:
kultplus.com