Presidentja Shiroka Pula merr urime nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë

Presidentja Shiroka Pula merr urime nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf, si dhe nga presidentët e Hungarisë dhe Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës si presidente e vendit. Në letrën e tij, Mbreti i Suedisë ka shprehur urimet e sinqerta për Presidenten Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet dhe popullit të Kosovës mirëqenie e prosperitet. Presidenti i Hungarisë, András Baka, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe përpjekjet e saj për ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe zhvillimit ekonomik në rajon. Ai ka vënë në pah edhe kontributin e vazhdueshëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it. Ndërkaq, presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve...