Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidentja Osmani kërkon që seanca konstituive të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja
👁10200
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë të martën, duhet të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja, ashtu siç e parashohin ligjet. “Ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituiv ta vazhdoni jo më vonë se brenda 48 orëve nga ndërprerja e saj”, thuhet në përgjigjen e Osmanit për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari. Dehari i ishte drejtuar Osmanit të mërkurën në mëngjes me një letër për të sqaruar se si të veprohej...