Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Presidentja Osmani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Japoni, zbulohet arsyeja
👁11145
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht për në Japoni ku do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale. Gjatë vizitës zyrtare në Tokio, presidentja Osmani do të pritet në takim nga Lartmadhëria e Tij, perandori i Japonisë. Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se presidentja do të ketë takim bilateral me Kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, ku do të diskutohet fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Japonisë. Përgjatë vizitës zyrtare, Presidentja do të ketë takim edhe me Kryetarin e Parlamentit, Fukushiro Nukaga. Ajo do t’u drejtohet të pranishmëve me fjalimin kryesor në emër të Republikës...