Presidentja Justina Shiroka Pula takon përfaqësuesit e akademive të shkencave dhe arteve të Kosovës dhe Shqipërisë
Thellimi i bashkëpunimit akademik dhe institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ishte në qendër të takimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me përfaqësues të akademive të shkencave dhe arteve të të dy vendeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenca ka bërë të ditur se në takim morën pjesë akademiku Anastas Angjeli nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, Besnik Krasniqi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademiku Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë. Sipas njoftimit, gjatë takimit Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes së iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe forcimin e lidhjeve...
Burimi:
kultplus.com