Burimi:
Top-Channel.tv

Presidentja e Meksikës: Duam të shmangim vendosjen e tarifave reciproke ndaj SHBA, po…
👁9704
Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum thotë se qeveria e saj do të donte të shmangte vendosjen e tarifave reciproke ndaj SHBA-së pas planeve tarifore gjithëpërfshirëse të Donald Trump. Trump ka thënë se qeveritë e huaja do të duhet të paguajnë “shumë para” për të hequr taksat. Gjatë një konference të mbajtur sot, Sheinbaum tha se ministri i ekonomisë Marcelo Ebrard do të vazhdojë negociatat me zyrtarët amerikanë në Uashington. “Ne dëshirojmë të shmangim vendosjen e tarifave reciproke. Nuk do ta përjashtojmë, por preferojmë të vazhdojmë me bisedime”, u shpreh ajo. Ndërsa Meksika u kursye nga tarifa minimale “bazë” e Trumpit...