Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?
Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka rrëfyer një bisedë të pazakontë me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë një aktiviteti të Këshillit Atlantik në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Al-Sharaa tha se gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kishte thënë se Lartësitë e Golanit i përkasin Izraelit. Presidenti sirian tregoi se i ishte përgjigjur me një batutë, duke e pyetur pse Shtetet e Bashkuara nuk ia jepnin Izraelit New Jersey-n. Sipas al-Sharaas, ai i kishte thënë Trumpit se Golanin nuk e kishte në pronësi për t’ia dhënë Izraelit, ndërsa New Jersey ishte territor amerikan. Ai shtoi me humor se në New Jersey jetojnë shumë votues demokratë, të cilët zakonisht nuk votojnë për Trumpin. Duke shpjeguar krahasimin, al-Sharaa...
Burimi:
javanews.al