Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se protestat e konsideruara të paligjshme do të ndalohen në ditët në vijim, pas trazirave dhe grabitjeve të regjistruara gjatë fundjavës së kaluar. Ai fajësoi grupet e së majtës ekstreme për nxitjen e dhunës, duke theksuar se demonstratat e organizuara nga sindikatat do të lejohen, por mund të zhvendosen në rrugë alternative për të mbrojtur bizneset. Autoritetet franceze kanë shtuar masat e sigurisë në disa qytete, ndërsa në Lion janë ndaluar të gjitha protestat e planifikuara për të shtunën. Ndërkohë, sindikatat studentore dhe lëvizja “Jelekët e Verdhë” kanë paralajmëruar tubime të reja, duke rritur shqetësimet për përshkallëzimin e situatës. Trazirat kanë shkaktuar dëme materiale dhe arrestime, ndërsa bizneset në qendër të Parisit kanë nisur të mbrojnë vitrinat e tyre nga...