Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA
Të mërkurën pasdite sipas kohës vendore, presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Uashington me aeroplan të posaçëm, duke filluar një vizitë shtetërore në ShBA me ftesë të homologut të vet amerikan Donald Trump. Kur presidenti Xi dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan arritën në bazën e forcave ajrore “Andrews”, ata u pritën ngrohtësisht nga presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump. Trump-i shprehu kënaqësinë e vet të madhe që priste presidentin Xi Jinping dhe zonjën Peng Liyuan në Uashington. “Kjo është një vizitë që tërheq vëmendjen e mbarë botës. Presidenti Xi është një udhëheqës i madh dhe ky është një moment i madh. Pres që të shkëmbej thellësisht mendime me presidentin Xi, duke nxitur zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve,” vuri në dukje Trump-i....
Burimi:
javanews.al