Burimi:
Top-Channel.tv

Presidenti i Shqipërisë shpallet qytetar nderi i Gjilanit/ Begaj: Ky titull u takon shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova
👁12744
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj u shpall qytetar nderi i Komunës së Gjilanit. “Është e vështirë të gjejë fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen kur pranoj këtë nder. Gjilani, ky qytet i sakrificës më bën sot qytetar të tij, dhe unë e pranoj me përulësi. Ky titull u takon gjithë shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova. Gjilani si çdo qytet i Kosovës e di shumë mirë peshën e sakrificës dhe çmimin e lirisë. Kjo tokë ka lindur heronj të shumtë”, tha Begaj teksa pranoi çmimin. Top Channel