Presidenti i Këshillit Evropian uron Ramën, Costa: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore

Presidenti i Këshillit Evropian uron Ramën, Costa: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa i ka shprehur urimet kryeministrit Edi Rama pas rezultateve në zgjedhje. Costa thekson se mezi pret ta urojë personalisht kreun e qeverisë ditën e nesërme në Tiranë. Më 16 maj, Tirana mikpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian. “Urimet më të përzemërta i dashur Edi Ram për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan Costa. Warmest congratulations, dear @ediramaal, on these impressive election results. I am looking forward to congratulating you in person in Tirana tomorrow. pic.twitter.com/CspVE13HLf — António Costa (@eucopresident) May 14, 2025
Burimi: Vizionplus.tv