Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidenti i Francës: Putin po gënjen se dëshiron paqe në Ukrainë
👁8873
Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu sot shpresën se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të ndalojë më në fund së gënjyeri se dëshiron paqen, ndërkohë që vazhdon të bombardojë Ukrainën. “Në Ukrainë presim vetëm një përgjigje për një pyetje – a pranon presidenti Putin një armëpushim të pakushtëzuar”, tha Macron gjatë një vizite në Madagaskar. Lideri francez theksoi se pakënaqësia e amerikanëve duhet të drejtohet vetëm ndaj një personi, dhe ai është Putin. Ai shtoi se përparësi duhet të jetë armëpushimi i pakushtëzuar në Ukrainë, duke vlerësuar se statusi i Krimesë – që është në qendër të ngërçit në përpjekjet...