Presidenti i Argjentinës sulmon hapur OKB-në gjatë Asamblesë: Organizatë e padobishme dhe që ushqen burokratë!

Presidenti i Argjentinës sulmon hapur OKB-në gjatë Asamblesë: Organizatë e padobishme dhe që ushqen burokratë!

Presidenti ultraliberal i Argjentinës, Javier Milley, ka nisur një sulm të ashpër ndaj Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke e quajtur atë një “organizatë të padobishme që shërben vetëm për të ushqyer një kastë parazitësh të maskuar si burokratë me qëllime të mira”. “Ata që duhet të garantojnë sigurinë kolektive dhe të drejtat e njeriut kanë dështuar në misionin e tyre dhe, në vend të kësaj, kanë lejuar kaosin, dhunën dhe terrorizmin ndërkombëtar”, tha presidenti argjentinas, një aleat i Presidentit të SHBA-së Donald Trump , në një kritikë që ai e ka shprehur në vitet e mëparshme për OKB-në. Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme, Milley akuzoi konkretisht OKB-në se “po mbyll sytë” ndaj pretendimit historik të Argjentinës për sovranitet mbi Malvinat, Ishujt...