Presidenti Duka merr pjesë në mbrëmjen gala të Federatës Greke me rastin e 100-vjetorit të themelimit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Federata Greke e Futbollit me rastin e 100-vjetorit të themelimit. Në këtë jubile të rëndësishëm për futbollin grek, Presidenti Duka përcolli urimet e tij për Presidentin e Federatës Greke të Futbollit, Chrysostomos Gkagkatsis, si edhe për të gjithë familjen e futbollit grek. Në mesazhin e tij, Presidenti Duka vlerësoi historinë dhe kontributin e futbollit grek, duke e cilësuar 100-vjetorin një moment të rëndësishëm për t’u duartrokitur dhe nderuar. “Urime 100-vjetorin e themelimit Federata Greke e Futbollit! Një jubile i rëndësishëm për futbollin grek dhe një histori e pasur për t’u duartrokitur e nderuar. Urimet më të përzemërta Presidentit Chrysostomos Gkagkatsis, si edhe të gjithë familjes së futbollit grek. Gëzuar...
Burimi:
sportekspres.com