Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidenti Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë: 50 vite në shërbim të gjuhës dhe kulturës arbëreshe
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Universitetin e Kalabrisë, për të nderuar punën 50-vjeçare të profesorëve, studiuesve dhe studentëve të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë. Gjatë takimit me akademikë, studiues dhe studentë të gjuhës shqipe, Presidenti Begaj theksoi rolin kyç të këtij institucioni si një qendër e rëndësishme në zemër të Kalabrisë, e cila “mbron, promovon dhe trashëgon me krenari gjuhën dhe kujtesën arbëreshe”. Ai vlerësoi veçanërisht figurën e themeluesit të kësaj katedre, profesor Françesko Solano, dhe punën e palodhur të profesor Altimarit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kanë kontribuar me pasion në botimin e...