Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidenti Begaj uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Shqipëria, mirënjohëse për miqësinë dhe partneritetin strategjik
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që këtë vit shënon 249-vjetorin e shpalljes së saj. “Gëzuar 4 korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Presidenti Begaj.