Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Presidenti Begaj takim me një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, zbulohet tema e diskutimit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga Kryetari i këtij Këshilli, z. Enkel Rexhepi. Presidenti i Republikës e uroi z. Rexhepi për marrjen e detyrës dhe e siguroi se ai e ndjek nga afër, edhe si një detyrë kushtetuese, të gjithë situatën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Kreu i Shtetit theksoi se për Institucionin e Presidentit të Republikës, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve, si dhe kultivimi dhe avancimi i identitetit kombëtar dhe kulturor të tyre, janë në fokus të...