Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidenti Begaj pret Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu: Të thellojmë bashkëpunimin
👁11464
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Tiranë Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian. Presidenti Begaj e uroi Presidenten Sandu për rizgjedhjen në krye të shtetit moldav dhe ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për popullin e Moldavisë, i cili vijon përpjekjet për demokraci, begati dhe integrim në familjen evropiane, në një kohë sfidash të mëdha të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës. Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe u nënvizua rëndësia e thellimit të dialogut politik përmes intensifikimit të vizitave në...