Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidenti Begaj përshëndet miratimin e rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë: Mbështetje për procesin e reformave
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian për miratimin e rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023–2024. Në një postim zyrtar në platformat X dhe Facebook, Presidenti Begaj e ka cilësuar këtë rezolutë si një sinjal të qartë mbështetjeje për rrugën e reformave që Shqipëria ka ndërmarrë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. “Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, shkruan Presidenti. Kreu i shtetit theksoi se kjo mirënjohje duhet të përkthehet në punë konkrete dhe në...