Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidenti Begaj njofton nga Varshava pranimin e Shqipërisë në Nismën e Tri Deteve
👁12399
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka njoftuar nga Varshava se Shqipëria është pranuar zyrtarisht si vend pjesëmarrës i asociuar në Nismën e “Tri Deteve”, një platformë strategjike që përfshin shtetet e Bashkimit Europian mes Detit Baltik, Detit të Zi dhe Adriatikut. Lajmi u bë i ditur gjatë fjalës së Presidentit Begaj në samitin e zhvilluar sot në Poloni, ku ai theksoi rëndësinë e këtij anëtarësimi për Shqipërinë dhe rajonin. “Prania jonë brenda Iniciativës së Tri Deteve do të konsolidonte më tej krahun juglindor të kësaj nisme dhe do të shtonte rolin e saj në perspektivën strategjike, veçanërisht në çështjet e...