Burimi:
Sot.com.al

Presidenti Begaj nderohet me çmimin “Honoris Causa”: Investimi në dije për të ardhme të denjë për brezat
👁7852
Presidenti Bajram Begaj mori sot titullin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti publik “Kadri Zeka” i Gjilanit. Përtej vlerësimit personal, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë nderim një përgjegjësi për të mbështetur me çdo formë të mundshme atë që ky universitet dhe çdo institucion shqiptar i arsimit të lartë përfaqëson dhe një përgjegjësi të përbashkët për arsimin dhe brezat e ardhshëm. “Ne duhet të rrisim një brez të ditur, një brez me moral, një brez të aftë profesionalisht, me ndjenjën e përkatësisë, përgjegjësisë dhe interesit kombëtar”, – deklaroi Presidenti Begaj gjatë fjalës me rastin e pranimit të titullit “Doctor Honoris Causa”....