Presidenti Begaj, mes krerëve të shteteve në funeralin e Papa Françeskut

Presidenti Begaj, mes krerëve të shteteve në funeralin e Papa Françeskut

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun. Shërbesa u mbajt përpara Bazilikës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Presidenti Begaj iu bashkua ceremonisë krahas udhëheqësve botërorë së bashku me delegacionin shtetëror që kryeson, të përbërë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj. Në respekt të ditës së zisë të shpallur nga qeveria shqiptare për Atin e Shenjtë, flamuri është vendosur gjysmë shtizë këtë të shtunë në Institucionin e...
Burimi: Opinion.al