Presidenti Begaj kryen homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, i shoqëruar nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare

Presidenti Begaj kryen homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, i shoqëruar nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kreu sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë një ceremonie ku morën pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota. Gjatë kësaj ceremonie nderimi për Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj u shoqërua nga katër përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve fetare në Shqipëri: mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi. Prania e tyre simbolizoi frymën e bashkëjetesës fetare dhe harmonisë ndërfetare që karakterizon Shqipërinë — një vlerë që Papa Françesku e kishte vlerësuar në mënyrë të veçantë gjatë vizitës së tij në vend në vitin 2014. Krah Presidentit Begaj në...
Burimi: Vizionplus.tv