Presidenti Begaj bën homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, shoqërohet nga përfaqësuesit e besimeve shqiptare

Presidenti Begaj bën homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, shoqërohet nga përfaqësuesit e besimeve shqiptare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në një ceremoni madhështore ku morën pjesë udhëheqës shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota. Në këtë nderim të lartë për Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj ishte i shoqëruar nga katër përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve fetare shqiptare – mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi – një simbol i fortë i bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, që Papa Françesku e ka vlerësuar veçanërisht gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Përveç Presidentit Begaj, në ceremoni morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kardinali...
Burimi: Sot.com.al