Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidenti Bajram Begaj, takon Ali Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor shtetformues
Gjatë vizitës njëditore në Ohër, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj vlerëson kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor vendimtar në proceset shtetformuese dhe në mbështetjen e kursit euroatlantik të vendit. “Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh dhe të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës euroatlantike të vendit, duke dëshmuar gjithmonë përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike,” shprehet Presidenti Begaj.ATSH