Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Presidenti argjentinas Javier Milei kritikoi ashpër kryeministrin socialist të Spanjës Pedro Sanchez të cilin ai e përshkroi si një “diktator” gjatë vizitës së tij në Madrid. “Spanja mirëpriti qindra mijëra argjentinas që iknin nga varfëria dhe mungesa e një të ardhmeje, fryte të socializmit katastrofik të shekullit të 21-të të cilin e vuani rregullisht me diktatorin e papranueshëm Pedro Sanchez”, tha ai në një fjalim në një forum ekonomik. 55-vjeçari e quajti gjithashtu kreun e qeverisë spanjolle një “hajdut” dhe një udhëheqës “të korruptuar”. Në fjalimin e tij, Milei u bëri thirrje spanjollëve të “nxirrin socialistët jashtë”, pak para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të planifikuara për 29 nëntor, rezultati i të cilave është shumë i pasigurt. Lidhur me emigracionin, Milei akuzoi qeverinë e majtë të...