Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump mbërrijnë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan
👁5569
Presidenti amerikan Donald Trump, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania Trump, ka mbërritur sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Kjo vizitë shënon udhëtimin e parë jashtë vendit të Trump që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë. Fillimisht, vizita e parë ndërkombëtare e Trump pas rizgjedhjes ishte planifikuar për në Arabinë Saudite në muajin maj. Megjithatë, pas lajmit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, Trump ndryshoi axhendën, duke vendosur që të udhëtojë drejt Romës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Në nderim të Papës, Trump urdhëroi që flamujt në të gjithë Shtetet e Bashkuara...