“Pres me padurim të takoj Papa Leonin XIV”, Trump: Të befasuar, por të lumtur!

“Pres me padurim të takoj Papa Leonin XIV”, Trump: Të befasuar, por të lumtur!

Ka ardhur reagimi nga presidenti amerikan, Donald Trump për zgjedhjen e Papës së parë amerikan. “Pres me padurim të takoj Papën Leon XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës! Çfarë nderi i madh! Ishim pak të befasuar, por shumë të lumtur“, tha Trump. Për papën e ri ka reaguar dhe ka uruar edhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, kryeministri britanik Kier Starmer, si dhe lider të tjerë botërorë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv