Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Dritan Lleshi, pasi akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshën ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Përmes një njoftimi zyrtar mësohet se ky shtetas do të vuajë vetëm 8 muaj, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Kujtojmë se Lleshi në vitin 2019 i kishte premtuar një gruaje punësimin e djalit si inspektor mjedisi kundrejt një shume parash. Njoftimi i GJKKO: 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj...